Kryeshefi Ekzekutiv i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, z. Shpend Bilalli, së bashku me Aksionaren znj. Mimoza Sylejmani dhe Drejtorin për Transformim z. Gëzim Kastrati, mirëpritën në takim Ministrin e Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani, si dhe z. Damien Sorrell nga European Investment Bank (EIB Global). Gjatë takimit dhe vizitës në hapësirat e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, u diskutua për hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit për konservimin dhe modernizimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë për kryeqytetin dhe vendin tonë.
Në fokus të diskutimeve ishte progresi i deritanishëm i projektit, si dhe rëndësia e zbatimit të asistencës teknike për avancimin e infrastrukturës sportive, kulturore dhe rinore. Ky projekt synon transformimin dhe modernizimin e një prej objekteve më ikonike të Prishtinës, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.
Pallati i Rinisë dhe Sporteve do të ketë rol të rëndësishëm edhe në organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI – Prishtina 2030, si një nga hapësirat kryesore mikpritëse, stërvitore dhe garuese të këtij eventi të madh ndërkombëtar sportiv.
Kjo bibliotekë do të jetë një vend i veçantë për lexim, mësim dhe zhvillim kreativ për fëmijët tanë
Sot në Pallatin e Rinisë me 23.05.2026 u hap Biblioteka e Fëmijëve Një hapësirë e ngrohtë dhe frymëzuese për të vegjlit, ku libri, imagjinata dhe dija do të jenë pjesë e çdo dite. Kjo bibliotekë do të jetë një vend i veçantë për lexim, mësim dhe zhvillim kreativ për fëmijët tanë
U hap Biblioteka e Fëmijëve në Pallati i Rinisë. Ejani të gjithë të zbulojmë botën magjike të librave, argëtimit dhe dijes!
N.P.L. “Pallati i Rinisë” Sh.A. njofton të gjithë qiramarrësit se nga data 1 prill do të hyjë në fuqi Rregullorja e re për procedurën e dhënies me qira të hapësirave të N.P.L “Pallati i Rinisë” Sh.A. Kjo rregullore vjen pas një procesi të vlerësimit të qirave i realizuar nga ekspert të licencuar të fushës, duke përcaktuar çmimin dhe metrat e secilës hapësirë në N.P.L “Pallati i Rinisë” Sh.A.
Sot në Pallatin e Rinisë me 23.05.2026 u hap Biblioteka e Fëmijëve
Një hapësirë e ngrohtë dhe frymëzuese për të vegjlit, ku libri, imagjinata dhe dija do të jenë pjesë e çdo dite
Rregullorja për qira do të përcaktojë të gjitha hapësirat e dedikuara për qiradhënie, me sipërfaqe të sakta dhe çmim për metër katror të bazuar në vlerësim profesional, duke siguruar transparencë, barazi dhe menaxhim më efikas të pronës publike
Ky proces shënon një hap të rëndësishëm drejt rregullimit institucional dhe zhvillimit të qëndrueshëm
Lajm i jashtëzakonshëm!!! Biblioteka e Fëmijëve në Prishtinë me krenari po pajiset me mobilie të sponsorizuara nga Qeveria e Luksemburgut përmes LuxDev — duke siguruar që Biblioteka e Fëmijëve në Prishtinë të ketë ulëse dhe hapësira studimi sa më komode, shumëngjyrëshe dhe të dizajnuara me kujdes, të konceptuara nga arkitektja udhëheqëse Drenusha Blakcori
Më 21–22 janar u zhvillua punëtoria dyditore për rifunksionalizimin e kompleksit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të një procesi të koordinuar institucional
Gjatë këtyre dy ditëve u mbajt punëtoria për draftimin e rregulloreve për marketing dhe për qira – dy dokumente që po hartohen për herë të parë dhe që do të rregullojnë në mënyrë të qartë procedurat e reklamimit, promovimit dhe përdorimit të hapësirave, si dhe çmimet përkatëse sipas kohëzgjatjes dhe sipërfaqes
Ky proces po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës, me prezantimin e një qasjeje profesionale nga GM Architecture dhe ARS Progetti
Ky proces po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës, me prezantimin e një qasjeje profesionale nga GM Architecture dhe ARS Progetti
Pallati i Rinisë dhe Sporteve mbetet i angazhuar në një proces që synon ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe përmirësimin e funksionalitetit të kompleksit, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kryeqytetit