Galeria e Arteve e Prishtinës ju mirëpret! Galeria gjendet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ejani të vizitoni ekspozitat dhe të përjetoni artin nga afër.
Pallati i Rinisë ka kënaqësinë të mbështesë dhe të promovojë ngjarje që ruajnë kujtesën historike dhe dëshmojnë për rrugëtimin e popullit tonë.Në kuadër të ekspozitës “Ditari i një fotografi të luftës”, nderohet puna dhe guximi i fotografit Visar Kryeziu, i cili, përmes fotografive të tij, ka dokumentuar momente të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe ua ka përcjellë brezave dëshminë e asaj kohe.Kjo ekspozitë nuk është vetëm një koleksion fotografish. Është një dëshmi e dhimbjes, qëndresës, sakrificës dhe shpresës së një populli.Faleminderit, Visar, që përmes objektivit tënd historia jonë vazhdon të flasë.Pallati i Rinisë – Prishtinë
Ejani dhe vizitoni Pallatin e Rinisë, në zemër të Prishtinës! Pallati i Rinisë mirëpret edicionin e katërt të Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit 2026, një ngjarje që sjell në Prishtinë artistë dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Galeria e Arteve e Prishtinës N.P.L Pallati i Rinisë
Galeria e Kryeqytetit rikthehet në shtëpinë e saj në hapësirat e Pallatit të Rinisë 28.12.2025
Galeria e Kryeqytetit rikthehet në shtëpinë e saj në hapësirat e Pallatit të Rinisë 28.12.2025
