Rreth Nesh
Pallati i Rinisë
Pallati i Rinisë, i ndërtuar më 19 nëntor 1977, është një ndër hapësirat më të rëndësishme publike në qytet, me një sipërfaqe prej 8136 m². I konceptuar si qendër për zhvillimin kulturor dhe rinor, ai ka qenë ndër vite një pikë referimi për aktivitete të ndryshme që përfshijnë të rinjtë dhe komunitetin më gjerë. Ndërtimi i tij u mundësua përmes kontributit vetanak të qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës 1976–1980, ndërsa përdorimi zyrtar u aprovua më 27 prill 1978.
- Sot, Pallati i Rinisë vazhdon të jetë një hapësirë e gjallë që mirëpret ngjarje kulturore, sportive dhe shoqërore në baza të rregullta.

Misioni
Misioni i Pallatit të Rinisë është të ofrojë një hapësirë gjithëpërfshirëse për zhvillim kulturor, arsimor, sportiv dhe rinor, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe krijimin e mundësive për shprehje kreative, bashkëpunim dhe avancim shoqëror.
Vizioni
Vizioni i Pallatit të Rinisë është të jetë një qendër moderne dhe inspiruese, ku kultura, rinia dhe sporti ndërthuren për të nxitur një shoqëri aktive, krijuese dhe gjithëpërfshirëse.
Fokusi
- Kultura dhe arti bashkëkohor
- Pjesëmarrja rinore në zhvillim lokal
- Edukimi joformal dhe ndërveprimi shoqëror
Salla e Kuqe
Me sipërfaqe prej 762 m² dhe 550 ulëse, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme promovuese, kulturore dhe artistike me karakter vendor dhe ndërkombëtar si:
- Festivale të muzikes klasike dhe të tjera.
- Koncerte.
- Debate publike.
- Seminare te ndryshme.
- Ngjarje të ndryshme, edukative, kultorore dhe promovuese.

Salla e Ateliesë
Me sipërfaqe prej 762m², e cila është e dedikuar për organizimin e ekspozitave arstisike dhe projekteve të ndryshme me karakter promovues dhe kulturor si për:
- Projekte të ndryshme të ekspozitave me iniciativë vetanake dhe kolektive.
- Panaire me karakter ekonomik dhe kulturor.
- Ekspozita të artizanatëve.
- Performanca artistike.
- Sfilata mode.
Sallat e Sporteve
NPL Pallati i Rinisë SHA përmban Sallën e vogël dhe gjashtë salla(ushtrimore) të destinuara për aktivitetet sportive me të gjitha pjesët përcjellëse.
Salla e vogël e Sportit e përbërë me një sipërfaqe prej 1450m², arenë dhe tribina për 1800 shikues.
Kjo sallë shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme sportive si: basketboll, hendboll, volejboll, boks, kik boks, mundje, xhudo, karate, tekwando, ping pong.

Salla për treningje
- Salla nr.123, me sipërfaqe prej 200m² e dedikuar për mundje dhe xhudo, karate, tekvando, aikido;
- Salla nr.124, me sipërfaqe prej 180m² e dedikuar për boks, kikboks;
- Salla nr.125, me sipërfaqe prej 222m² e dedikuar për PingPong;
- Salla nr.126 me sipërqafe prej 285m², e dedikuar për gjimnastikë sportive si dhe për garuesgjimnastike akrobatike, gjimnastikë ritmike, gjimnastikë korrektuese aerobikë, vallëzim modern(grauese).
- Salla e qitjes me pushkë ajrore me sipërfaqe prej 250m² si dhe Trim kabineti me sipërfaqe 104m² dhe klubi i bodybillding.
Hapësirat e mjekësisë sportive: kanë një sipërfaqe prej 480m² , dhe janë të pajisura me ambulancë dhe mjete adekuate bashkëkohore për kujdesin shëndëtsor të të gjithë sportistëve.