- Pallati i Rinisë;
- Qendra Tregtare;
- Pallati Universal;
- Pishinat e mbyllura dhe të hapura;
- Terrenet e hapura sportive;
- Rekonstruimi i Stadiumit të Qytetit dhe të fushës ndihmëse;
- Rekonstruimi i Hotelit të sportisteve dhe
- Ura lidhës-Pasarella

N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, është themeluar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, me datën 18.02.1975, ku merret vendimi për aprovimin e planit detal urbanistik të Qendrës Shoqërore Kulturore Sportive ”ish BORO RAMIZI” në Prishtinë, i cili vendim është legjitimuar në gazetën zyrtare të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me nr. 011/12/1975-01 të datës 18.02.1975.
Pas aprovimit të vendimit të lartpërmendur, organet Ekzekutive te K. K të Prishtinës morën qëndrim, që të organizohet referendumi i qytetarëve në të gjithë territorin e komunës së Prishtinës, për fillimin e vetë kontributit të qytetarëve nga 2% e të ardhura personale mujore, për ndërtimin e Pallatit të Rinisë dhe atë në periudhën kohore nga 01.01.1976 deri më 31.12.1980.
Gjithashtu, pjesëmarrës në ndërtimin e Pallatit të Rinisë, kanë qenë edhe BVI – të për tokë ndërtimore, për kulturë, për arsim fillor, për kulturë fizike, për mbrojtje sociale për sigurim shëndetësor etj, të Komunës së Prishtinës.
Qëllimi i ndërtimit të këtij kompleksi, ka qenë dhe ka mbetur, mbajtja e manifestimeve të ndryshme të karakterit shoqëror, publik, kulturor, zbavitës, pedagogjik arsimor, sportiv dhe për këtë arsye sot e kësaj dite, ky kompleks është një ndër objektet më të rëndësishme për qytetin e Prishtinës dhe për Kosovën.


Sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, nr. 011/12/1975-01 të datës 18.02.1975, është e paraparë që Pallati i Rinisë të ndërtohet në këto ngastra katastrale: 6191, 6204, 6116, 6117, 6113/1, 6113/2, 6195, 6194, 6193, 7662/1, 6201, 6203, 6205, 6207, 6119, 6118, 6206, 6206.
Në kompleksin e tokës të cilën e përmban plani detal urbanistik i Pallatit të Rinisë, ka qenë të planifikuara të ndërtohen këto objekte:

Nga viti 1976 e gjerë më tani, janë ndërtuar këto objekte të parapara sipas planit detal urbanistik:
- Pallati i Rinisë, i ndërtuar në 19.11.1977, me sipërfaqe shfrytëzuese prej 8136 m² dhe paraqet pjesë më atraktive të përmbajtjes së Qendrës sepse për çdo ditë dhe në mënyrë vazhduese shfrytëzohen nga të rinjtë. Leja e përdorimit është dhënë më 27.04.1978 me numër 08-355-158.
Mjetet janë siguruar nga vetë kontributi i qytetarëve të Prishtinës në intervalin kohor 1976 – 1980. - Qendra Tregtare e ndërtuar 19.11.1978 me sipërfaqe prej 8124 m2, në të cilën tani janë të dislokuara 119 lokale. Leja e përdorimit është dhënë më 15.12.1978, me numër 08-355-336. Financimi i punëve është bërë nga mjetet e kredive të marra nga Banka e Kosovës në bazë të kontratës 07-18-27 prej 04.12.1976 dhe në bazë të kontratës numër 680/2 prej 02.11.1977.
- Pallati Universal i ndërtuar prej 12.09.1977 gjerë më 19.11.1981, me sipërfaqe prej 32440 m2. Financimi i ndërtimit është kryer një pjesë nga vetë kontributi në bazë të Vendimit të Kuvendit të Komunës 110-64-075 si dhe pjesa tjetër nga Banka Themelore në Prishtinë.
Gjithashtu Kuvendi Komunal në mbledhjen e të gjitha dhomave të datës 02.03.1982 ka shqyrtuar raportin për ndërtimin dhe punën e Pallatit të Rinisë prej vitit 1976 gjerë më 1981.
Pika 1.
Që një pjesë e objekteve të ndërtuara të kompleksit të Qendrës të llogaritet të ndërtuara si (Pallati i Rinisë, Qendra Tregtare dhe Pallati Universal), ndërsa
Pika 2.
Që pjesa e objekteve të pa ndërtuara të shtyhen për shkak të mjeteve financiare (Pishinat e mbyllura dhe të hapura, terrenet e hapura, hoteli i sportisteve dhe rekonstruimi i stadiumit me fushën ndihmëse) dhe të mos hiqet dorë prej konceptit të planit urbanistik të cilën Kuvendi Komunal e ka aprovuar më datë 18.02.1975.
Të dhënat e lartpërmendura, janë për: mënyra e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, mënyra e realizimit të mjeteve financiare për ndërtimin e objektit, siç janë: vetë kontributi i qytetarëve dhe mjeteve të huamarrjes në emër të kredisë për ndërtimin e Qendrës Tregtare dhe Pallatit Universal, të cilat janë paguar nga mjetet e punëtorëve të punësuar në Pallatin e Rinisë, në intervalin kohor prej 15 vjetëve dhe atë nga viti 1978 deri në vitin 1993.
Statusi juridik i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë.
Në bazë të Marrëveshjes së pranim – dorëzimit të datës 11.09.2018 të nënshkruar nga ana e AKP-së, Komunës së Prishtinës e përfaqësuar nga Kryetari i Komunës, z. Shpend Ahmeti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Beqir Fejzullahu, zëvendës ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, është ndërruar Statusi juridik i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë nga i mëparshmi N.SH..
N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë do të veprojë konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike si dhe Ligjit për Shoqëri Tregtare.
Mënyra e udhëheqjes:
Me N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, udhëheqin:
- Në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike si dhe Ligjit për Shoqëri Tregtare, organet udhëheqëse janë: Bordit i Aksionarëve, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti.
- Në krye të ndërmarrjes është Bordi i Aksionarëve, i cili është i përbërë prej tre anëtarëve dhe i zgjedhur nga Asambleja Komunale e Prishtinës.
- Bordi i Drejtorëve zgjedhet nga ana e Bordit të Aksionarëve i përbërë nga pesë anëtar, ku njëri prej tyre është Kryeshefi Ekzekutiv i zgjedhur nga katër anëtarë të tjerë të Bordit të Drejtorëve.
- Struktura e Bordit Menaxhues,
Puna në Bordin Menaxhues do të rregullohet me anë të Rregullores së posaçme.
Bordin Menaxhues, e përbëjnë: Kryeshefi Ekzekutiv dhe Drejtorët e Departamenteve përkatëse - Struktura e brendshme organizative:
Për t’i kryer punët dhe detyrat e caktuara të punës në N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, organizohen nëpërmjet këtyre departamenteve profesionale:- Departamenti i Administrimit Qendror,
– Njësia juridike dhe e burimeve njerëzore - Departamenti Ekonomiko Financiar,
– Njësia e financave dhe e kontabilitetit. - Departamenti Programor dhe Marketing.
– Njësia e kulturës,
– Njësia e sportit dhe
– Njësia e aktiviteteve promovuese.
- Departamenti i Administrimit Qendror,
- Departamenti i Mirëmbajtjes Teknike – Higjienike
– Njësi e elektronikës,
– Njësi e energjetikës,
– Njësi e makinerisë dhe
– Njësi e ndërtimtarisë dhe mirëmbajtjes higjienike. - Departamenti i Sigurimit fizik dhe mbrojtjes kundër zjarrit