Vazhdojnë ende reagimet për raportin e progresit të Komisionit Evropian. Sot, ato u përqendruan në lëmin e ekonomisë.
Ministri i ekonomisë dhe financave në dorëheqje Ahmet Shala, tha se raporti konfirmon përparimin e konsiderueshëm në këtë dikaster qeveritar. Ai tha se sfidë për të ardhmen mbetet krijimi i politikave për rritjen e punësimit.