Panairi “Agrokos 2011”

By 17th November 2019 January 15th, 2020 Aktivitete

Prej datës 26 deri 29.10.2011.
Në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve mbahet panairi “Agrokos 2011”.
Panairi ˝AGROKOS & DRINKS˝ për një dekadë të tërë ka shënuar rritje konstante duke u bërë një vendtakim shumë i rëndësishëm me pjesëmarrës prominent të fushës së agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve nga Kosova, vendet e rajonit, BE-së dhe më gjerë.

Në panair do të marrin pjesë kompani nga Kosova, vendet e rajonit, vendet e BE-së, Turqia etj. Gjatë panairit ˝AGROKOS & DRINKS˝ do të promovohen produkte të reja të cilat do të paraqiten para klientëve dhe publikut kosovar dhe vendeve të rajonit.

CEO po bën përgatitjet për organizimin e edicionit të 11-të të panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve ˝AGROKOS & DRINKS 2011˝ që mbahet në Prishtinë nga 26 deri më 29 tetor.