Memorandum bashkëpunimi

By 17th November 2019 January 15th, 2020 Aktivitete

Më 03.10.20011, në Drejtorin e Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve dhe Këshillit të Rinisë së Evropës në Kosovë.
Për përkrahjen Administrative dhe Teknike për Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës nga ana e Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë.

Duke marrë parasysh mungesën e hapsirave vepruese të të rinjve të Rrepublikës së Kosovës dhe institucioneve që merren me aktivitetet e të rinjve të Republikës së Kosovës.

Me qëllim të përmirësimit të kushteve teknike dhe mekanike për aktivitete të të rinjëve, përkatësisht dhënja e një hapsire vepruese të vacantë “Këshillit të Rinisë së Evropës në Kosovë” në lëmin e mbështetjes, administrative, teknike dhe mekanike.

Të prirur për të rritur bashkëpunimin ndërmjet instutucioneve relevante përgjegjëse dhe që si qëllim kryesor kanë kujdesin ndaj aktiviteteve të të rijve, rritjen e numrit të aktiviteteve.

Të vetëdijshëm se kjo kategori e shoqërisë përbën bazën më të rendësishme për një shoqëri demokratike, e cila respekton dhe garanton të drejtat e njeriut dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Në kuadër të përpjekjeve për të përmirsuar të gjithë sistemin e edukimit-arsimimit dhe aftësimit në Rrepublikën e Kosovës dhe rritjen e aktiviteteve të të rinjve në fusha të ndryshme.

Duke qenë të vetëdishëm se institucionet e të rinjëve të Republikës së Kosovës dhe të rijtë e saj janë një prioritet i institucioneve tona nënshkruese dhe i Republikës së Kosovës.

Memorandum bashkëpunimi u nënshkrua ndërmjet Drejtorit të Pallatit të Rinisë, z. Bajram Uka dhe Këshillit të Rinisë së Evropës në Kosovë, z. Avdullah Hasani.