Statusi juridik i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë

Në bazë të Marrëveshjes së pranim – dorëzimit të datës 11.09.2018 të nënshkruar nga ana e AKP-së, Komunës së Prishtinës e përfaqësuar nga Kryetari i Komunës, z. Shpend Ahmeti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Beqir Fejzullahu, zëvendës ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, është ndërruar Statusi juridik i N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë nga i mëparshmi N.SH..

N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë do të veprojë konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike si dhe Ligjit për Shoqëri Tregtare.

Mënyra e udhëheqjes:

Me N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, udhëheqin:Në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike si dhe Ligjit për Shoqëri Tregtare, organet udhëheqëse janë: Bordit i Aksionarëve, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti.

1. Në krye të ndërmarrjes është Bordi i Aksionarëve, i cili është i përbërë prej tre anëtarëve dhe i zgjedhur nga Asambleja Komunale e Prishtinës.

2. Bordi i Drejtorëve zgjedhet nga ana e Bordit të Aksionarëve i përbërë nga pesë anëtar, ku njëri prej tyre është Kryeshefi Ekzekutiv i zgjedhur nga katër anëtarë të tjerë të Bordit të Drejtorëve

3. Struktura e Bordit Menaxhues, Puna në Bordin Menaxhues do të rregullohet me anë të Rregullores së posaçme. Bordin Menaxhues, e përbëjnë: Kryeshefi Ekzekutiv dhe Drejtorët e Departamenteve përkatëse.

4. Struktura e brendshme organizative:
Për t’i kryer punët dhe detyrat e caktuara të punës në N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. – Prishtinë, organizohen nëpërmjet këtyre departamenteve profesionale.

  • 1. Departamenti i Administrimit Qendror
  • – Njësia juridike dhe e burimeve njerëzore

  • 2. Departamenti Ekonomiko Financiar
  • – Njësia e financave dhe e kontabilitetit.

  • 3. Departamenti Programor dhe Marketing
  • – Njësia e kulturës
    – Njësia e sportit dhe
    – Njësia e aktiviteteve promovuese

  • 4. Departamenti i Mirëmbajtjes Teknike – Higjienike
  • – Njësi e elektronikës
    – Njësi e energjetikës
    – Njësi e makinerisë dhe
    – Njësi e ndërtimtarisë dhe mirëmbajtjes higjienike

  • 5. Departamenti i Sigurimit fizik dhe mbrojtjes kundër zjarrit