Gjuha:
NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 07 - 12 QERSHOR MBAHET PANAIRI I 18-të I LIBRIT "PRISHTINA 2016". NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 25 - 27 MAJ MBAHET PANAIRI NDËRKOMBËTAR I NDËRTIMTARISË, ENERGJTIKË DHE MINIERA, TEKNIKËS DHE I PALUAJTSHMËRISË
nga Administrator    E enjte, 12 Tetor 2006 11:00    pdf Shtyp Email
Historiku i Pallatit të Rinisë

 

HISTORIKU I NDËRTIMIT TË OBJEKTEVE

TË QSHKSE “PALLATI I RINISË”


Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 18 shkurt 1975, mori vendimin nr.011-12/75-01, për aprovimin e planit detaj urbanistik të QSHKSE “Pallati i Rinisë” (Gazeta zyrtare KSAK nr. 10 prej datës 18.04.1975.)

Qendra QSHKSE “Pallati i Rinisë” në Prishtinë si kompleks i cili përfshinë manifestimet e karakterit të ndryshëm si shoqëror, publik, kulturor, zbavitës, sportiv-rekreativ, ekonomik etj.


Drejtori i parë, Kemajl Hashimi nga viti 1977 deri në vitin 1985,

Drejtori i dytë, Fatos Hamza nga viti 1985 deri në vitin 1987,

Drejtori i tretë, Sadrija Musiq nga viti 1987 deri në vitin 1990

(muaji qershor),

Drejtori i katërt, Qemajl Hasani nga muaji qershor 1990,

deri në muajin shkurt 1991,

Nga muaji shkurt 1991, e deri me datën 15.06.1999

kanë qenë drejtoria e dhunshme e Qeverisë së Sërbisë,

Pas muajit korrik 1999, drejtor ka qenë Çaush Berisha,

deri me datën 03.09.2001,

Nga data 03.09.2001, deri me datën 24.05.2006

ka qenë drejtor përsëri Qemajl Hasani,

Ndërsa nga muaji shtator 2006, e deri më ditën e sotme,

U.d. Drejtor Gjeneral është Bajram Uka.

Prej datës 24.05.2006, Pllati i Rinisë, është futur nën Administrimin Direkt të AKM-së.

Nga data 01.10.2008, Pallati i Rinisë është futur nën Administrimin Direkt të AKP-së, ku sot e kësaj dite gjendet.

Në kompleksin e tokës të cilën e përmban plani detaj – urbanistik duhej të ndërtohen këto objekte:

- Pallati i Rinisë me fontanë;

- Qendra Tregëtare;

- Pallati Universal;

- Pishinat e mbyllura dhe të hapura;

- Terenet e hapura sportive;

- Rekonstruimi i stadiumit të qytetit dhe të fushës ndihmëse;

- Rekonstruimi i hotelit të sportistëve me objektet përcjellëse dhe

- Ura lidhëse në mes të Platos së Qendrës Tregëtare dhe Platos së Hotelit Grand.

Gjerë më tani janë ndërtuar këto objekte:

 

1. Pallati i Rinisë i ndërtuar më 19.11.1977 me sipërfaqe shfrytëzyese prej 8136 m2, paraqet pjesën më atraktive të përmbajtjes së Qendrës sepse për çdo ditë dhe në mënyrë kontinuale shfrytëzohet nga të rinjët. Është i ndërtuar nga mjetet e vetëkontributit të qytetarëve të regjionit të Prishtinës.

2. Qendra Tregëtare e ndërtuar më 19.11.1978, me sipërfaqe prej 8124 m2 në të cilën janë të dislokuara 119 lokale afariste. Është e ndërtuar me mjete kreditore nga bankat e ndryshme kreditore të clat Pallati i ka kryer obligimet ndaj tyre.

3. Pallati Univerzal, i ndërtuar më 19.11.1981, me sipërfaqe prej 32440 m2, është ndërtuar prej këtyre mjeteve:

a) Vetëkontribut 30%

b) Kredi të mara nga bankat e ndryshme në shumë prej 70%, të cilat i ka kthyer Pallati.

Pas kaplimit të zjarrit më datën 25.02.2000, pjesa e Palestrës së Madhe dhe suterenit janë dëmtuar.

Me donacionet e dedikuara nga UFORK-u në shumë prej 1.450.000 € dhe të Kuvendit Komunal të Prishtinës në shumë prej 113.000 €, është kryer rekonstruimi i kulmit, fasadës, xhamave dhe kupollave.

Një pjesë të konsiderueshme të mjeteve Pallati i Rinisë i ka nda për thyerjen e pistës së patinazhit, pastrimin e objektit nga mbeturinat si dhe shqyrtimet e kapriatave.

Gjithashtu Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e të gjitha dhomave të datës 02.03.1982 ka shqyrtuar raportin për ndërtimin dhe punën e organizatës punuese prej vitit 1976 gjerë më 1981 dhe ka pruar këto vendime:

Pika 2: Që një pjesë e objekteve të ndërtuara të kompleksit të Qendrës të llogariten të ndërtuara si (Pallati i Rinisë, Qendra Tregëtare dhe Pallati Univerzal), ndërsa

Pika 3: Që pjesa e objekteve të pandërtuara të shtyhen për shkak të mjeteve financiare (Pishinat e mbylluara dhe të hapura, terenet e hapura, hoteli i sportiestëve dhe rekonstruimi i stadiumit dhe fushës ndihmëse) dhe të mos heqet dorë prej konceptit të planit urbanistik të cilën Kuvendi Komunal e ka aprovuar me datën 18.02.1975.

HAPAT E ARDHSHËM TË ZHVILLIMIT

Projekti A: Rekonsruimi i tërësishëm i Pallatit Universal:

Në bazë të supozimeve dhe analizave të bëra ky objekt duhet të bëjë të mundshme realizimin e nevojave përkatëse për periudhën 20 vjeçare në sistemet bashkohore të infrastruktures teknike, me mundësin e rritjes së funksioneve të sipërfaqeve të përbashkëta.

Koncepti i ri nënkupton realizimin e instalimeve universale të cilat shfrytëzohen për bartjen e të dhënave me kompjuter, pajisjeve video dhe komunikuese.

Harxhimet e përgjithshme të pritura në fund të rekonstruimit parashihen të jenë afro 11.000.000 €, ndërsa afati i përgjithshëm i rekonstruimit do të jetë afro 20 muaj.

Ekziston elaborate për rekonstruimin e tërësishëm të Pallatit Univerzal.

Projekti B: Pishinat e mbylluara dhe të hapura:

Si pjesë e kompleksit është paraparë ndërtimi i pishinave të mbylluara me sipërfaqe prej 6000 m2 dhe të hapura. Në këto hapsira është paraparë zhvillimi i të gjitha lojeve të nontit për stërvitje deri të mbajtja e garave kulminante sportive.

Në këto hapsira janë parapar këto përmbajtje:

- Pishina olimpike me paisjet për vaterpoll dhe kërcime në ujë;

- Pishina për stërvitje;

- Pishina për fëmijë me lokale tjera përcjellëse.

Ekzistojnë projektet për pishinat vetëm duhet përcjell trendet bashkëkohore të ndërtimit.

Projekti C: QENDRA E RE TREGËTARE DHE

GARAZHA NËNTOKËSORE

Tani më është formësua idea që nën Pishinën Olimpike të ndërtohet një qendër e re tregëtare dhe nën te një Garazhe publike nëntokësore tre-katër katëshe.

Projekti D: Terenet e hapura sportive:

Në kuadër të Qendrës është parapar ndërtimi i një mori objekteve sportive në hapsira të hapura.

Kështu që është parapar fusha për hendboll me tribunat përcjellëse për afro 2000 vizitorë, dy fusha për tenis, dy fusha për basketboll dhe tri fusha për volejboll. Së bashku me stadiumin e futbollit është paraparë edhe ekziston projekti për ndërtimin e fushës ndihmëse futbollistike me hapsirat përcjellëse dhe shtigjet për stërvitje.

Gjithahstu ekziston projekti për rekonstruimin e Stadiumit Futbolistik me objketet përcjellëse e cila është paraparë që të rekonstruohet në katër faza.

Në kuadër të Stadiumit Futbollistik është paraparë të ndërtohet edhe Platoja e të Rinjëve, lidhur me Platon e Qendrës Tregëtare.

Projekti E: Hoteli i sportiestëve me objektet përcjellëse:

Me programin investiv është paraparë edhe ndërtimi Hotelit Sportiv dhe objektet përcjellëse në ngastrat katastrale Nr. 6204/3 dhe Nr. 6204/4. Meqenëse të njejtat janë prone e QSHKSE-së.

Hoteli i sportistëve përbëhet prej dy ndërtesave. Në pjesën e re lidhëse që do të ndërtohet në mes të dy ndërtesave është paraparë të bëhet trema hyrëse, recepcioni, restorani me repartin e kuzhinës, ndërsa në kat kafeneja me repartin e kuzhinës. Objekti i tillë i koncentruar do të kishte sipërfaqe prej 6930 m2.

Ekziston programi dhe arsyeshmëria për ndërtimin e Hotelit të sportistëve me objektet përcjellëse si dhe pëlqimi nga Këshilli Ekzekutiv i KK Prishinë, Odës Ekomike, Lidhjes Turistike të Kosovës e tjera.

Projekti F: Ura lidhëse

Në kuadër të kompleksit është paraparë të ndërtohet Ura Lidhëse e cila lidh Platonë përmbi Qendrën Tregëtare dhe Platonë e Hotelit Grand. Ekziston projekti i cili gjindet në Drejtorinë për regullimin e Tokës.


Përditësue ( E shtunë, 18 Dhetor 2010 01:06 )