Gjuha:
NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 07 - 12 QERSHOR MBAHET PANAIRI I 18-të I LIBRIT "PRISHTINA 2016". NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 25 - 27 MAJ MBAHET PANAIRI NDËRKOMBËTAR I NDËRTIMTARISË, ENERGJTIKË DHE MINIERA, TEKNIKËS DHE I PALUAJTSHMËRISË
nga Administrator    E mërkurë, 17 Nandor 2010 14:49    pdf Shtyp Email
Lejkers kthehen te fitorja pas dy humbjeve

Skuadra kampione në fuqi e NBA-së, LA Lejkers është kthyer te fitorja, duke e mposhtur Miluoki Baks, me shifrat 118:107.

Shenon Braun realizoi 16 pikë në çerekun e katërt nga gjithsej 21 në këtë takim, kurse Kobi Brajant realizoi 31 pikë, duke e udhëhequr LA Lejkers deri te fitorja e nëntë në këtë edicion, pas dy humbjeve radhazi. Tek Baks më efikasi ishte Brendon Xhenings, me 31 pikë. “Shenonit të gjithë i thoshin se duhet të mësojë si të gjuajë në kërcim pas ardhjes së tij në NBA dhe ai këtë këshillë e mori seriozisht. Ai ka punuar intensivisht dhe tash lirisht mund ta quajmë një gjuajtës të shkëlqyer të trepikëshave”, ka thënë Fil Xhekson, trajner i Lejkersave. Ndërkohë Uashington Uizards ka shkëlqyer në duel me Toronto Reptors, duke e mposhtur me rezultat 109:94. Endri Blejtç ishte realizatori më i mirë me 22 pikë, deris Xhilbert Arenas dhe Nik Jong shënuan nga 20 pikë.

REZULTATET
Klivlend - Filadelfia 101:93
Indiana - Atlanta 92:102
Uashington - Toronto 109:94
Memfis - Portland 99:100
Miluoki - LA Lejkers 107:118
Hjuston - Çikago 92:95
Denver - Nju Jork 120:118