Gjuha:
NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 07 - 12 QERSHOR MBAHET PANAIRI I 18-të I LIBRIT "PRISHTINA 2016". NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 25 - 27 MAJ MBAHET PANAIRI NDËRKOMBËTAR I NDËRTIMTARISË, ENERGJTIKË DHE MINIERA, TEKNIKËS DHE I PALUAJTSHMËRISË
nga Administrator    E mërkurë, 17 Nandor 2010 14:53    pdf Shtyp Email
Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Mbrëmë në Gjakovë në moshën 78 vjeçare u nda nga jeta poeti ynë i mirënjohur Din Mehmeti. Din Mehmeti lindi në 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut.

Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ka qenë profesor shumëvjeçar në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës. Në orën 12,00 në Gjakovë do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa varrimi bëhet në orën 14,00 në varrezat e qytetit në Gajkovë. Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re. Vepra më të njohura: Në krahët e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e dritës (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar në furtuna (1981) Agu, dramë (1982), Prapë fillimi (1996), Klithmë është emri im ( Tiranë 2002), Mos vdis kur vdiset (2001).