Gjuha:
NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 07 - 12 QERSHOR MBAHET PANAIRI I 18-të I LIBRIT "PRISHTINA 2016". NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 25 - 27 MAJ MBAHET PANAIRI NDËRKOMBËTAR I NDËRTIMTARISË, ENERGJTIKË DHE MINIERA, TEKNIKËS DHE I PALUAJTSHMËRISË
nga Ismet Isufaj    E mërkurë, 17 Nandor 2010 14:54    pdf Shtyp Email
Hapet Panairi i Librit ”Tirana 2011”

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është hapur Panairi i 14-të i librit “Tirana 2011”, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 13 të këtij muaji. Në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese nga trevat e ndryshme shqiptare, por edhe disa Universitete dhe shtëpi botuese të huaja, që për pesë ditë do t`i prezantojnë lexuesve titujt e rinj dhe botimet e viteve të kaluara. Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese, do të zhvillohen edhe rreth 40 promovime autorësh e librash të rinj. Në serinë e aktiviteteve nuk do të mungojë diskutimi i temave profesionale, për komunikim, konferencat, apo dhe përformancat e pikturës nën drejtimin e Robert Aliajt. Një ndër të ftuarit e këtij edicioni do të jetë poeti Italian, njëkohësisht gazetar në Corriere della Sera, Sebastiano Grasso, i cili vjen për herë të parë, i përkthyer për lexuesit shqiptarë nga shtëpia botuese “EUGEN”.

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga Kosova, të cilët shënojnë në këtë edicion numrin më të madh të pjesëmarrjes, 14 shtëpi botuese ndër to “Zëri”, “Rilindja”, “Konica”, “Koha” etj.

Titutj të rinj botimesh do të prezentohen edhe nga Maqedonia, Instituti Italian i Kulturës dhe rrjeti i botuesve dhe përkthyesëve “Traducci”.

Përditësue ( E mërkurë, 09 Nandor 2011 13:08 )