Gjuha:
NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 07 - 12 QERSHOR MBAHET PANAIRI I 18-të I LIBRIT "PRISHTINA 2016". NË PALLATIN E RINISË NË PRISHTINË PREJ 25 - 27 MAJ MBAHET PANAIRI NDËRKOMBËTAR I NDËRTIMTARISË, ENERGJTIKË DHE MINIERA, TEKNIKËS DHE I PALUAJTSHMËRISË
nga Administrator    E mërkurë, 17 Nandor 2010 14:45    pdf Shtyp Email
Aguero: Futbollin e mësova në rrugë

Futbollisti i Atletiko Madridit dhe njëherësh anëtari i kombëtares së Argjentinës, Serxhio Aguero ka theksuar se shkollat më të mira të futbollit janë në rrugët e atdheut të tij. ..

“Futbollin e kam mësuar duke luajtur në rrugë. Çdo ditë shkolle të gjithë fëmijët mblidheshim dhe luanin. Kështu fillova edhe unë. Futbolli i rrugës është një shkollë e mirë, aty mësohen shumë gjëra, si për shembull fleksibiliteti, pastaj si të luash me njerëz më të moshuar se sa jeni ju apo si ta pranosh apo ta godasësh topin”, ka thënë Aguero. Argjentinasi më pas ka folur edhe për mundësitë e skuadrës së tij në këtë edicion. “Duhet të jemi krah për krah me Barcelonën apo Realin e Madridit, edhe pse jemi të vetëdijshëm se kjo është një detyrë e vështirë, duke pasur parasysh se ata gjithmonë garojnë për titull. Synimi ynë nuk është titulli i kampionit në Primera Division, por vendi i tretë ose i katërt, i cili na e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve”, ka nënvizuar Aguero.